24 Prill 2024

Suedia përkrah aderimin e Kosovës në institucionet euro-atlantike

Prishtinë, 31 maj -  Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti në takim grupin e deputetëve të Parlamentit suedez, anëtarë të Asamblesë së NATO-s, të cilëve u printe Björn von Sydow, me të cilët diskutoi për prioritetet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me theks të veçantë, për çështje të sigurisë.

Kryetari Veseli në takim me asamblistët suedezë, foli për zhvillimet në Kuvend dhe theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara për realizimin e agjendës euro-integruese, zhvillimin ekonomik si dhe sundimin e ligjit.

“Kosova është e vendosur për të thelluar paqen në rajon, të kontribuojë për mirëkuptim dhe besim të ndërsjellë, duke u bërë pjesë e mekanizmave të sigurisë siç është aderimi në NATO”, theksoi Kryetari Veseli.

Delegacioni suedez i shprehën përkrahje të plotë aderimit të Republikës së Kosovës në institucionet euro-atlantike, duke vënë në pah rëndësinë e fqinjësisë së mirë, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit rajonal. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)