29 Mars 2024

Arritshmëria e nxënësve të klasave të IX- ta është 64.7 për qind

Prishtinë, 30 maj - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), ka publikuar rezultatet e Testit të Arritshmërisë për klasat e IX-ta, ku këtë vit arritshmëria e nxënësve është 64.7 përqind, duke shënuar kështu një lëvizje pozitive krahasuar më vitet paraprake.

Udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim, z. Mustafë Kadriu ka bërë të ditur se procesi i Testit të Arritshmërisë ka shkuar mirë. “Arritshmëria në test është 64.7 përqind që do të thotë se kemi një lëvizje pozitive krahasuar më dy vitet paraprake. Në gjuhë amtare rezultati 64. 7 për qind, gjuhë angleze 77. 9, histori 59. 4, Gjeografi 62. 3, marematikë 64.9, informatikë 72.9, fizikë 66.9, kimi 64.1 dhe bilogji 62.1”, bëri të ditur Kadriu.

“Nga analiza e bërë e pyetjeve kemi ardhur në përfundim se testi ka qenë funksional dhe ka qenë vetëm një lëshim teknik, ku është bërë ndërrimi i alternativave, porse janë marrë masa dhe nxënësit nuk janë dëmtuar në këtë pyetje” , ka thënë z. Kadriu, ndërsa theksoi se edhe administri i testit ka shkuar sipas rregullave të parapara.

Z. Mustafa tha se Testi i Arritshmërisë ka për qëllim të masë arritshmërinë e nxënësve për këtë nivel dhe orientimin për shkollimin e mëtutjeshëm. “Kemi bërë një harmonizim të testit me përfundim të vitit shkollor, kështu që kandidatët të kenë rezultatet me kohë për të hyrë në konkurencë për regjistrim në shkollën e mesme”.

Pyetësori i Testit të Arritshmërisë ka përmbajtur 100 pyetje, nga lëndët Gjuhë Shqipe,  Gjuhë Angleze, Matematikë, Informatikë, Histori, Gjeografi, Fizikë, Biologji dhe Kimi dhe është organizuar në tri gjuhë: shqipe, boshnjake dhe turke.

Testit i janë nënshtruar 33.440 nxënës të organizuar në 102 qendra testimi në 32 komuna, prej të cilëve 33.102 nxënës në gjuhën shqipe, 334 nxënës në gjuhën boshnjake dhe 351 nxënës në gjuhën turke. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)