26 Prill 2024

Diaspora potencial për investime dhe zhvillim

Prishtinë, 30 maj - Ministria e Diasporës, në partneritet me GIZ-in gjerman, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Odën Ekonomike Gjermano – Kosovare, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, KIESA dhe partnerë të tjerë kanë organizuar konferencën “Diaspora dhe Punësimi”, ku janë duke u diskutuar mundësitë e investimeve për kompanitë e diasporës në Kosovë, si dhe mundësitë ligjore të migrimit për punë në Gjermani.

Në këtë  conference, përpos ministrave të kabinetit qeveritar, z. Valon Murati, znj. Hykmete Bajrami , z. Arban Abrashi, morën pjesë edhe ambasadorja gjermane Angelika Viets  dhe afaristë të shumtë nga diaspora.

Konferencën e hapi presidenti i OEGJK-së, Samir Krasniqi, i cili ndër të tjera falënderoi shtetin gjerman për mbështetjen e parezervë të kësaj konference. “Mërgata është e fuqishme në diasporë dhe kjo dëshmohet me investimet e suksesshme të bëra në Kosovë”, tha ai.

Nga ana tjetër, ministri i Diasporës, z. Valon Murati, theksoi partneritetin me GIZ-in, OEGJK-në dhe ministritë e tjera, duke i falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme.

“Diaspora sot përbën potencial shumëfish më të madh, jo vetëm financiar, por edhe profesional. Për ta lëvizur këtë potencial, Ministria e Diaspores ka filluar dhe po vazhdon me sukses krijimin e lidhjeve brenda diasporës sonë përmes implementimit të projektit të rrjetëzimit. Efektet e këtij rrjetëzimi janë të dyfishta: krijon mundësi për zhvillimin e mëtutjeshëm të bizneseve të diasporës përmes bashëpunimit mes tyre, si dhe përmes projekteve të përbashëkta midis nesh krijon mundësinë për zhvillimin  e tyre  dhe të vendit.

Gjithashtu, në Strategjinë Kombëtare për zhvillim 2016-2021, diaspora është përfshirë në dy shtylla: njëra ka të bëjë me kapitalin njerëzor dhe tjetra merret me industritë konkurruese, potenciali investues i diasporës sonë dhe mundësia që ajo të shërbejë si konsumatore e shërbimeve dhe e prodhimeve të Kosovës“, tha ndër të tjera ministri Murati.

Ministrja e MTI-së, Hykmete Bajrami, tha se Qeveria ka punuar me vendosmëri për zbatimin e reformave, sidomos në sferën e investimeve. Në këtë drejtim është përmirësuar legjislacioni, politikat fiskale,  si dhe janë mënjanuar shumë barriera për lehtësimin e bizneseve. I inkurajomë bizneset që të mos rreshtin me kërkesat e tyre, kritikat e tyre karshi institucioneve,  sepse vetëm kështu e bëjmë Kosovën më të mire”, tha ajo.

Edhe ambasadorja gjermane, znj. Angelika Viets, theksoi rëndësinë e diasporës. “Diaspora mund të luajë një rol shumë të madh duke transmetuar dijen dhe përvojat në vendin e vet. Për zhvillimin e vendit , nuk janë të mjaftueshme remitancat, por nevojiten investimet”. 

Afaristi i suksesshëm nga Gjermania, njëherësh kryetari i Unionit të Bizneseve  Shqiptare në Gjermani, z. Nazmi Viqa, paraqiti edhe kërkesa konkrete për Qeverinë e Kosovës.  “Diaspora dhe përfaqësuesit e saj, bashkë me partnerët e tyre, kanë potencial për të investuar në Kosovë, për t`i ngritur kapacitetet për zhvillimin ekonomik të bizeseve. Unioni i Bizneseve i ka disa propozime, ndër to të ketë siguri juridike, stimulime  dhe infrastruktura e klima për investime të jetë serioze”, tha z. Viqa.

Arban Abrashi, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, tha se diaspora e Kosovës ka një rëndësi të veçantë jo vetëm për zhvillimin ekonomik përmes investimeve , por edhe përmirësimit të imazhit  të vendit  jashtë. Qëllimi i kësaj konference, tha ai, është të krijohen lehtësi për investimet në diasporë, si dhe ato të përfitojnë nga fuqia  punëtore.
Konferenca do t’i vazhdojë punimet gjatë tërë dtës me prezentimet rreth mundësive për investime, ndërsa nesër do të mbahet panairi, në të cilin do të marrin pjesë kompani të ndryshme nga diaspora, Kosova dhe vendet e rajonit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)