28 Mars 2024

Banorët e Bazhdarhanes kërkojnë furnizim të rregullt me ujë

Prizren, 30 maj - Banorët e një pjese të lagjes Bazhdarhane kanë shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me furnizimin jo të rregullt me ujë të pijes duke protestuar në mënyrë paqësore para objektit të Komunës së Prizrenit.  

Gjatë protestës kanë theksuar se furnizimi me ujë është e drejtë elementare njerëzore, nga e cila ata janë të privuar çdo gjysmë dite, për më shumë se një dekadë, përkundër kërkesave të adresuara në organet kompetente dhe takimeve të zhvilluara me përgjegjësit për zgjidhjen e këtij problemi. 

 Një delegacion i përfaqësuesve të protestuesve janë takuar me drejtorin e Shërbimeve Publike të Komunës së Prizrenit, Hasan Hasani, i cili ka shprehur gatishmërinë që ta diskutoj këtë shqetësim me banorët e lagjes. Sipas tij edhe pse furnizimi me ujë të pijes nuk është kompetencë e drejtpërdrejtë e Komunës së Prizrenit, megjithatë pushteti lokal do të organizoj një takim të përbashkët me banorët dhe zyrtarët e KRU Hidroregjionit Jugor për ta shqyrtuar këtë çështje.  

Përfaqësuesit e protestuesve dhe të Komunës janë pajtuar që takimi i përbashkët me zyrtarët e Hidroregjionit Jugor të zhvillohet të enjten. 

Pas dakordimit për mbajtjen e një takimi të përbashkët, protestuesit janë shpërndarë në mënyrë të qetë.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)