26 Prill 2024

Mbahet konferenca “Diaspora - Investimet dhe Punësimi”

Prishtinë, 30 maj - Oda Ekonomike Gjermano Kosovare, e mbështetur nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar Gjermane (GIZ), Qendra Informative Gjermane për Migracion, Arsim dhe Karrierë (DIMAK), dhe në bashkëpunim me ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ministrinë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ministrinë së Diasporës, Agjencinë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Programin Global për Migrim dhe Zhvillim (PME), Qendrën për Migrim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (CIM) dhe Agjencionin Federal për Punë e Gjermanisë (ZAV), organizojnë konferencën “Diaspora – Investimet dhe Punësimi”.

Konferenca mbahet sot dhe të pranishëm do të jenë mbi 200 përfaqësues të bizneseve nga shtetet gjermanofoloëse dhe Kosova.

Gjithashtu, në kuadër të këtij organizimi, kompani nga vendi dhe tre shtetet gjermanofolëse (Gjermania, Zvicra dhe Austria), nesër me fillim nga ora 9:00, do të mbajnë edhe Panairin e Punës, për të cilin tashmë janë paralajmëruar se do të ketë mbi 900 vende të lira.

Në konferencë, do të marrin pjesë, drejtues të Odës Ekonomike Gjermano Kosovare, kryeministri i Kosovës z. Isa Mustafa, ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë znj. Angelika Viets, drejtues të shoqatave të bizneseve hqiptare në Gjermani, Zvicër e Austri, ministra të Qeverisë së Kosovës, zyrtarë të Programit për Migrim dhe Zhvillim nga Gjermania, ata të ShërbimiT Ndërkombëtar për Punësim nga Gjermania e përfaqësues të mekanizmave tjerë të rëndësishëm vendor e ndërkombëtar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)