19 Prill 2024

Sot fillon edicioni i tetë i Festivalit Tradicional të Komedisë

Mitrovicë, 30 maj - Për herë të tetë me radhë, në Mitrovicë do të filloj edicioni i tetë i Festivalit Tradicional të Komedisë, me karakter garues, në të cilin do të marrin pjesë trupa teatrale nga të gjitha trojet shqiptare.

Drejtori i Festivalit, njëherësh themelues i tij,  Halit Barani, rikujton se në Festival mund të marrin pjesë vetëm trupat teatrale që kanë përgatitur shfaqje të autorëve shqiptarë.

Sipas tij, qëllimi i organizimit të këtij Festivali është nxitja e krijimtarisë artistike teatrore, zbulimi dhe inkurajimi i talenteve të rinj në fushën e komedisë, që konsiderohet një investim në të ardhmen.

“Mitrovica me këtë aktivitet kulturor po vazhdon traditën e ndritur të zhvillimit të artit dramatik. Nga Mitrovica kanë dalë shumë artistë të njohur të vendit që me talentin dhe punën e tyre i kanë kontribuar mjaft artit dramatik.\"

\"Festivali, nga viti në vit, ka arritur  të tregoj vlera të reja të komedisë dhe të zbuloj talente të rinj, disa nga të cilët tashmë janë bërë emra të njohur në Kosovë e më gjerë., ka thënë Barani.

Ai shprehet të jet i bindur se edhe në edicionin e sivjetmë të Festivalit do të jetë kështu dhe se shikuesit do të kenë rastin të shohim vlera të mirëfillta artistike e të humorit, talente të reja dhe shfaqje të pëlqyeshme.

“Kjo javë në qytetin e bukur buzë Ibrit, do të jetë një javë festive. Artistët pjesëmarrës do të sjellin një atmosferë të bukur artistike. Ata do të luajnë role të ndryshme për të na bërë ne të qeshim dhe të ndihemi të relaksuar, si dhe do të këmbejnë përvoja mes tyre”, ka thënë ndër të tjera drejtori i Festivalit, Halit Barani.

Shkrimtari dhe intelektuali I mirënjohur mitrovicas, profesor Fazli Hajrizi, lidhur me këtë aktivitet të rëndësishëm kulturor, thotë, se  qe disa vite rresht është duke e përcjellë Festivalin e Komedisë Shqiptare që organizohet në Mitrovicë dhe se ka vërejtur se disa trupa të teatrove kanë sjellë vazhdimisht vepra skenike të realizuara në nivel të lakmueshëm artistik. Sipas tij, kjo tregon për përkushtimin e regjisorëve, skenografëve, kostumografëve, përzgjedhësve të muzikës etj.

“Besoj që sivjet do të na ofrojnë vlera më të arrira që i veçojnë  veprat e zhanrit të komedisë, si: nivelin artistik të autorëve, nivelin artistik të regjisorëve; nivelin më të lartë të lojës së aktorëve, rolet e tyre dhe mënyrën si janë identifikuar me personazhet; sa janë identifikuar aktorët me rolet e tyre; sa janë aktorët e pëlqyer, etj”, tha profesor Hajrizi.

Festivali Tradicional i Komedisë në Mitrovicë zgjatë gjashtë ditë. Natën e parë të festivalit do ta hapë Teatri i Ëndrrave nga Suhareka, me Komedinë “Dera”të autorit dhe regjisorit  Astrit Bytyqi

Të gjitha shfaqjet fillojnë në ora 19:30, në sallën e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”, buzë Ibrit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)