29 Mars 2024

Në Tiranë vazhdon punimet Sesioni i Asamblesë së NATO-s

Tiranë, 29 maj - Në Tiranë, Shqipëri, është duke vazhduar punimet Sesioni Pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili mbahet nga data 27-30 maj 2016. Kuvendi i Republikes së Kosovës, në këtë organizatë ka statusin e vëzhguesit dhe në këtë cilësi merr pjesë në punimet e Sesionit dhe të Komisioneve.

Delegacioni  nga Kuvendi i Kosovës i përfaqësuar nga nënkryetari i Kuvendit, z. Xhavit Haliti, ishte në punimet e Komsionit për Politikë dhe Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri. Po ashtu, z. Haliti zhvilloi edhe takime bilaterale me përfaqësuesit e delegacionit zviceran dhe atij grek në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Në takimin me udhëheqesen e delegacion zviceran në AP të NATO-s, znj. Corna Eichenberger, u diskutua lidhur me çështjet që përfshijnë fushën ekonomike, trajtimin e migrantëve, si dhe çështjen e pensioneve. Ndërsa në takim me udhëheqësin e delegacionit grek, z. Christos Karagiannidis, u diskutuan mundësitë peër teë ngitur intensitetin e takimeve në mes të parlamentarëve të të dyja shteteve, duke shërbyer kështu në ngritjen e bashkëpunimit ndërparlamentar. 

Në të dyja takimet, delegacionet u njoftuan për Seminarin që do të organizohet nga AP e NATO-s, në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës, nga data 21-25 tetor 2016 në Prishtinë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)