19 Prill 2024

Ministri Shala uron Prishtinën

Prishtinë, 28 maj - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, uroi Klubin Futbollistik Prishtina për fitoren e sotme të Kupës së Kosovës.  
Ministri Shala me këtë rast e uroi Prishtinën edhe si përfaqësuese e Kosovës në Evropa Ligë, dhe ju dëshiron sukses e prezantim sa më cilësor të vendit tonë në këto gara të rëndësishme evropiane.

Më tej Shala u shpreh se kjo është ngjarje madhore për futbollin e Kosovës dhe për prezantimin e tij në arenën ndërkombëtare.

Po ashtu ministri Shala u shpreh se tani që futbolli i Kosovës është pjesë e familjes së madhe të futbollit botëror, kërkohet angazhim maksimal dhe përkushtim në mënyrë që të tregojmë cilësi dhe të shënojmë suksese në garat e rëndësishme ndërkombëtare të cilat na presin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)