26 Prill 2024

Të gjitha të arriturat në Kosovë rezultat i lidershipit

Prishtinë, 28 maj - Presidenti i Partive Popullore Evropiane (EPP), Joseph Daul, ka përshëndetur përmes një video mesazhi Kuvendin e Punës të Lidhjes Demokratike të Kosovës që u zhvillua sot në Prishtinë.

 

Në mesazhin e presidentit Daul thuhet:

 

I dashur kryetar Mustafa, i dashur kryeministër dhe të dashur ministra. Të dashur miq të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

 

Në pamundësi që të ju bashkëngjitem sot, dëshiroj të ju përcjell këtë mesazh të miqësisë dhe të mbështetjes së familjes sonë politike.

 

Sigurisht do të keni nevojë për mbështetjen e familjes sonë politike, pasi që jeni duke kaluar momente të vështira.

 

Mendoj te ju, posaçërisht për ju i dashur Isa Mustafa, sulmet ndaj teje, ku objekt sulmi jeni ju janë të papranueshme. Ju e dini se mund të llogaritni në ne dhe në ndihmën e partive popullore të djathta për t’i përballuar.

 

Në një vend demokratik, çdo opozitë është legjitime përderisa vepron me mjete paqësore dhe në mënyrë demokratike në kuadër të Parlamentit dhe në asnjë mënyrë me mjete të dhunshme në rrugë.

 

Por të mos fokusohemi në lajme të këqija.

 

Punën që e keni bërë këto vitet e fundit është e mrekullueshme. Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës në tetor, që ka hyrë në fuqi në prill të këtij viti dhe vendimi i Komisionit Evropian për rekomandimin e liberalizimit të vizave për qytetarët tuaj, janë lajme të shkëlqyera. Ju dihet të jeni të lumtur për këto të arritura.

 

Për të gjitha këto të arritura duhet t’i falënderoheni lidershipit dhe qeverisje së mirë të zotëri Mustafës.

 

Kosova ka shënuar një rritje të madhe ekonomike prej 3.5 %, ka shumë vende të Bashkimit Evropian që do të kishin dëshirë ta kenë këtë ngritje ekonomike. Keni marrë masat për të përmirësuar kushtet e jetës për qytetarët tuaj, shërbimet sociale, e sidomos duke krijuar një klimë më të favorshme për investime dhe krijimin e ndërmarrjeve. Keni ditur ta riktheni besimin ndërkombëtar në Kosovë dhe njëkohësisht përballë tregut dhe mes partnerëve tuaj.

 

Por, miq të dashur, nuk mund të pushoni të qetë, ka mbetur edhe shumë për të bërë në aspektin e punësimit dhe korrupsionit i cili vazhdon të frenojë potencialin tuaj ekonomik.

 

Ju duhet të vazhdoni në rrugën e reformave drejt Evropës, të siguroni respektimin e së drejtës, pavarësinë e gjyqësorit, një luftë pa mëshirë kundër korrupsionit. Vetëm nëse i respektoni këto tri principe mund t’i tërhiqni investimet e huaja dhe të garantoni një të ardhme më të mirë për qytetarët tuaj, e sidomos për rininë.

 

Për këtë keni nevojë për një parti të fortë, të  unifikuar, e ndërtuar në bazë të dialogut dhe kërkimit të zgjidhjeve konkrete e me një demokraci të brendshme të avancuar. Rast shumë i mirë që Kongresi juaj të avancojë në këtë aspekt.

 

Miqtë e mi, detyra juaj është shumë e vështirë, këtë e di, ju kuptoj.

 

Ju duhet të dini që partitë evropiane janë këtu për t’ju mbështetur në angazhimet tuaja. Jeni një anëtar shumë i rëndësishëm i familjes sonë politike. Nga anëtarësimi juaj në vitin 2012 lidhjet tona nuk janë ndalur së zhvilluari dhe të forcohen më tutje.

 

I dashur Isa,

 

Në pritje për të ju parë në Luksemburg, në fund të muajit, me rastin e shënimit të 40 vjetorit të EPP-së, ju dëshiroj ju dhe të gjithë anëtarëve të partisë suaj debat të frytshëm dhe konventë të mbarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)