25 Prill 2024

Bashkëpunimi dhe miqësia përshpejtojnë anëtarësimin e rajonit në BE

Sarajevë, 28 maj – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim thaçi, po merr pjesë në samitin dyditor të liderëve të rajonit në Sarajevë, në kuadër të Procesit të Brijunit.

Në këtë samit po marrin pjesë shumica e presidentëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Thaçi sonte në Sarajevë do të marrë pjesë në panelin plenar me temën “Një marrëveshje e re për një kohë të re”. Si panelist, presidenti Thaçi u shpreh se Procesi i Brijunit përbën zotimin më serioz të Bashkimit Evropian për zhvillimin e Ballkanit.

“Zhvillimi i infrastrukturës dhe bashkëpunimi në fushën e energjisë sjellin bashkëpunim dhe komunikim më të mirë në mes të vendeve të rajonit”, ka thënë Thaçi në Sarajevë, para liderëve të tjerë të rajonit, duke shtuar se bashkëpunimi dhe miqësia që po ndërtojmë si rajon do të ndikojnë që të gjithë të ecim edhe më shpejt drejt integrimit të rajonit në BE.

I pari i vendit mori pjesë edhe në samitin e 100 bizneseve nga rajoni, të organizuar në margjina të samitit të liderëve të rajonit në Sarajevë.

Ndërkaq, nesër, presidenti Thaçi do të marrë pjesë edhe në takimin plenar të liderëve në Asamblenë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës, ku nikoqirë të samitit do të jenë kryesuesi i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, si dhe Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq.

Pas përfundimit të takimit, tre presidentët nikoqirë të samitit të sivjetmë të Procesit të Brijunit, së bashku me Presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për medie.

Në mbrëmje, para se të kthehet për në Prishtinë, presidenti Thaçi do të marrë pjesë edhe në drekën e organizuar nga Presidenca e Bosnje e Hercegovinës në nderim të krerëve të delegacioneve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)