25 Prill 2024

Në Bruksel u mbajt takimi i grupit punues për telekom

Bruksel, 28 maj  - Në Bruksel u mbajt takimi i raundit të radhës i dialogut për çështjet e telekomit me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Delegacioni i Republikës së Kosovës i kryesuar nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, në takime bilaterale me ndërmjetësit e BE-së diskutoi mbi çështjen e zhbllokimit të kodit telefonik për Kosovën, duke theksuar se Serbia po e shkelë marrëveshjen për telekomin sipas të cilës Kosova para disa muajsh është dashur ta merr kodin telefonik nga ITU.

Ministrja Tahiri edhe me ketë rast konfirmoi se Kosova ka përmbushur të gjitha obligimet zbatuese të marrëveshjes për kodin telefonik me kohë dhe cilësi, mirëpo zvarritjet janë bërë nga ana e Serbisë dhe se deri më tani Serbia nuk ka treguar vullnet politik për t’i kryer obligimet zbatuese.

Ajo kërkoi nga Bashkimi Evropian që të rritë përpjekjet për ta zhbllokuar çështjen dhe se Kosova sa më parë ta marr kodin nga ITU-ja, si dhe potencoi duke marr parasysh që çështja e telekomit është mbi pesë vjet në tryezën e bisedimeve, tregon qartë mos gatishmërinë e Serbisë për marrëveshjen e telekomit dhe si duket vetëm një ndërhyrje e fuqishme e BE-së mund të bëjë që kjo marrëveshje të zbatohet.

Takimet u zhvilluan gjatë gjithës ditës, kryesisht në format bilateral. Në bazë të diskutimeve të zhvilluara dypalëshe, ndërmjetësi i BE-së, Nicholas Cendrowicz vlerësoi se bisedimet e zhvilluara kanë krijuar hapësirë për vazhdimin e takimit që pritet të ndodh javën tjetër.


Delegacioni për çështjen e telekomit kryesohej nga ministrja Tahiri dhe në përbërje ishin edhe Gazmir Raci, koordinator politik për telekomin dhe këshilltar i ministres Tahiri, Kreshnik Gashi, kryetar i bordit të ARKEP-it, Ilir Imeri, shef i Departamentit të Komunikimeve Elektronike në ARKEP, Visar Halimi, shef i Departamentit për Menaxhimin e Frekuencave në ARKEP, Elona Cecelia, këshilltar politike e ministres Tahiri dhe Haxhi Bajraktari, ministër këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Bruksel.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)