20 Prill 2024

Dalja e Britanisë nga BE me efekte katastrofike në ekonominë globale

Tokio, 28 maj - Në ditën e fundit të takimit të G-7, udhëheqësit e ekonomive më të pasura të botës thanë se një vendim i mundshëm i britanikëve për të dalë nga Bashkimi Evropian në referendumin e muajit të ardhshëm, mund të ketë efekte katastrofike në ekonominë globale.

Udhëheqësit e grupit thanë gjithashtu se rritja ekonomika globale është një “përparësi urgjente”.

Presidenti francez, François Hollande në mbyllje të takimit të G7 në Japoni shprehu shqetësimin e tij mbi mundësinë e daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian.

\"Ka një rritje të rëndësishme ekonomike në Shtetete e Bashkuara, dhe një rritje që ka filluar sërish në Evropë. Por kemi një numër të caktuar vështirësish.\"

\"Së pari, dobësia e ekonomive në zhvillim, edhe në qoftë se ritmi i rritjes së këtyre ekonomive vazhdon të jetë mbresëlënës. Problemi i dytë është luhatja e çrregullt e monedhave, dhe paqëndrueshmëria e tyre në tregjet e këmbimit. Dhe problemi i tretë që ka të bëjë me Evropën, është referendumi britanik dhe mundësia e daljes së Britanisë nga BE\".

Kjo çështje nuk ishte në axhendën zyrtare të takimit, por një temë për të cilën u shpreh shqetësim nga udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Britanisë.

Sondazhet e fundit të opinionit tregojnë se ata që favorizojnë daljen e Britanisë nga BE-ja kanë një epërsi të vogël ndaj atyre që dëshirojnë qëndrimin në BE.

Udhëheqësit e grupit të shtatë ekonomive më të pasura thanë sot në mbyllje të takimit të tyre në Japoni se rritja globale është një \"përparësi urgjente\".

\"Pesimizmi nuk e zgjidh problemin. Si drejtues i këtij takimi, unë i kam përkushtuar kohën më të madhe diskutimit të çështjeve ekonomike. Ne nuk duhet të jemi pesimistë, por objektivë dhe të saktë në përceptimin e rreziqeve\", tha kryeministri japonez, Shinzo Abe.

Udhëheqësit e Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara publikuan një deklaratë të përbashkët përfundimtare që trajton çështjet me të cilat përballet ekonomia globale.

Në deklaratë i bëhet thirrje Koresë së Veriut të zbatojë rregullat e OKB-së dhe të ndërpresë të gjitha provat me armë bërthamore, raketa dhe \"veprimet e tjera provokuese\".

Pa përmendur në mënyrë të drejtpërdrejt Kinën, në deklaratë thuhet se vendet e G-7ës premtojnë të japin ndihmën e tyre në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve territoriale në Detin e Kinës Jugore, ku Kina ka ndërtuar në mënyrë agresive ishuj artificialë, pavarësisht pretendimeve të vendeve fqinje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)