20 Prill 2024

Shpallen projektet për bashkëpunim ndërkufitarë Kosovë - Shqipëri

Gjakovë, 28 maj - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, së bashku me ministren e Zhvillimit Urban të Shqipërisë, Eglantina Xhermeni, do të marrin pjesë në shpalljen e projekteve fituese të konkursit “Profesionistët e Rinj për Bashkëpunim Ndërkufitarë“ Kosovë - Shqipëri për zonat ndërkufitare Gjakovë - Has - Tropojë me projektin “Shtigjet e Lirisë” dhe Prizren - Kukës me projektin ”Korridori i Gjelbër”.

Ceremonia e shpalljes së projekteve fituese, do të mbahet sot duke filluar nga ora 12:00 pranë Konsullatës së Nderit të Shqipërisë, në Çarshinë e Madhe në Gjakovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)