23 Prill 2024

Fëmijët e pavarësisë vrapojnë në Ditën Olimpike

Prishtinë, 27 maj - Ata sot të gjithë ishin fitues dhe morën diplomën. Mbi 1 mijë fëmijë nga shkollat e Prishtinës, të lindur në vitin 2008, vrapuan sot në sheshin ‘Nëna Terezë’ në shënimin e Ditës Olimpike.

Ishin djem dhe vajza ata që vrapuan për të promovuar sportin dhe shëndetin, me mesazhin për tu marrë me sport gjatë gjithë jetës.

Gjithçka nisi në sheshin ‘Skënderbeu’ ku fëmijët u mblodhën dhe përcollën disa përformanca akrobatike nga sportistë nga shkolla të ndryshme.

Me duartrokitje, nën shoqërimin e kujdestarëve, prindërve dhe mësuesve, ata janë rreshtuar më pas në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ ku edhe kanë filluar vrapimin. Fillimisht kanë vrapuar djemtë e më pas vajzat. Pas garës secili fëmijë ka marrë një certifikatë zyrtare për vrapimin në ditën olimpike.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani i ka uruar fëmijët për këtë vrapim dhe ju ka dëshiruar shumë suksese në realizimin e ëndrrave të tyre. Ai iu tha se do të jenë gjithmonë pranë tyre për t’i ndihmuar që të merren sa më shumë më sport.

Hasani tha se kanë zgjedhur këtë datën 27 maj për të shënuar Ditën Olimpike, për të kujtuar edhe rrugëtimin e vështirë të Komitetit Olimpik të Kosovës, që u themelua pikërisht me datë 27 maj në vitin 1992.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)