19 Prill 2024

Vataj prit në takim një delegacion nga Universiteti i Luganos në Zvicër

Prizren, 27 maj - Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, të premten ka pritur në takim një delegacion nga Universiteti i Luganos në Zvicër, në përbërje nga Prof. Dr. Lucio Tonello, shef i shkencave bio-matematikore dhe profesor Glanda Cappello. Temë bosht e takimit ishte vendosja e bashkëpunimit mes të dy universiteteve dhe definimi i fushave përkatëse ku mund të bashkëpunohet.

Rektori Vataj i njoftoi mysafirët nga Universiteti i Luganos për të arriturat dhe sfidat e UPZ dhe theksoi se ekzistojnë fushat e interesit të përbashkët ku mund të fillojnë bashkëpunimin,  mundësia e shkëmbimit të studentëve, profesorëve dhe përvojave.

Prof. Dr. Lucio Tonello, shef i shkencave bio-matematikore në këtë universitet e falënderoi Rektorin Vataj për mikpritjen dhe i sjelli të falat nga rektori i Universitetit të Luganos duke bërë të ditur se ekziston gatishmëri për të lidhur bashkëpunim mes të dy universiteteve.

Delegacioni nga ky Universitet është takuar edhe me u.d. Dekanin e Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Ass. Dr. Isuf Lushi, i cili është shprehur i gatshëm të bashkëpunoj në të gjitha aspektet dhe fushat e interesit të përbashkët.

Në një të ardhme të afërt Rektori Vataj do të vizitoj Universitetin e Luganos me ftesë të tyre ku do të nënshkruhet marrëveshje për bashkëpunim në fushat akademike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)