26 Prill 2024

Prokuroria ngrit aktakuzë kundër ish-kryetarit të ART-së, Ekrem Hoxhës

Prishtinë, 27 maj - Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër ish kryetarit të Autoritetit Rregullativ të Tekelekomunikacionit, sepse kishte dhënë një tender kundërligjshëm. Tenderi iu kishte kthyer në rivlerësim, mirëpo sërish Hoxha e kishte shpërblyer kopmaninë e njëjtë me tender, duke shkelur ligjin, njofton Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë-Njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurve E.H, ish Kryetar i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Tekelekomunikacionit (ART) dhe L.K, ish anëtar i Bordit të ART-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Edhe anëtari i bordit L.K akuzohen se bashkë me Hoxhën kanë kryer veprën penale.

“Të pandehurit akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës të pandehurit ngarkohen për keqpërdorimin e detyrës zyrtare me rastin e përzgjedhjes së operatorit ekonomik në tenderin “Qendra Nacionale e Monitorimit të Radiospektrit”, ku përkundër faktit që ky tender ishte kthyer në rivlerësim dhe ART-ja ishte gjobitur  në vlerë prej 30.000.00 euro për shkak të shkeljeve të Ligjit të Prokurimit Publik nga Organi Shqyrtues i Prokurimit OSHP, të pandehurit nuk e kishin përfillur vendimin e OSHP-së dhe përsëri e kishin shpallur fitues të këtij tenderi operatorin e njëjtë ekonomik. Prokurorja e rastit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga gjykata që të pandehurit ti shpall fajtor dhe ti dënoj sipas ligjit”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)