29 Mars 2024

Presidenti Thaçi merr pjesë në samitin në Sarajevë

Prishtinë, 27 maj - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Samitin e Presidentëve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, i njohur si Procesi “Bërdo-Brioni”, i cili këtë vit mbahet në Sarajevë të Bosnjë Hercegovinës.

Presidenti Thaçi do të marrë pjesë edhe në Samitin e liderëve të bizneseve – Samiti 100, që mbledhë udhëheqës të bizneseve të ndryshme të rajonit të Ballkanit, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, Ardian Arifaj, këshillitar i Presidentit.

Samiti Bërdo-Brioni është një nismë e Presidentëve të Sllovenisë dhe të Kroacisë, si dy shtete anëtare të BE-së, i cili synon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe nxitjes së dialogut politik të rajonit të Ballkanit dhe BE-së.

Në takimet e mëhershme të Presidentëve të rajonit kanë marrë pjesë edhe zëvendës presidenti amerikan Joseph Biden, kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti francez Francois Hollande, Presidenti i Austrisë, Hainz Fischer.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)