29 Mars 2024

Mbahet Kongresi Nacional i Urologjisë

Prishtinë, 27 maj - Sot dhe nesër do të mbahet Kongresi i 11-të Nacional i Urologjisë me pjesëmarrje ndërkombëtare, me temë “Urolitiaza”, që do të mbahet në ndërtesën e re të Qeverisë.

Hapja e Kongresit do të bëhet nga Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe pjesëmarrës me prezentimet e tyre në këtë kongres do të jenë edhe urologët nga Asociacioni Europian i Urologjisë, si dhe kolegë nga Turqia, Jordani dhe shtetet e rajonit.

Duke pas për qëllim prezentimin e punës dhe përvojave të urologjisë kosovare mbulimi medial do të ndikonte pozitivisht në imazhin e mjekësisë kosovare – andaj ju lusim të na përkrahni me mbulesë mediale në aktivitetet tona. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)