25 Prill 2024

“AVONET i shqetësuar me numrin e vdekjeve aksidentale në punë

Ferizaj, 26 maj - Rrjeti i OJQ-ve “AVONET” në Ferizaj, shpreh shqetësimin për humbjen tragjike të jetës së të riut D.I nga fshati Talinoc i Jerlive i moshës 25 vjecare. Kjo vdekje aksidentale shton numrin e rasteve të tilla në regjionin e Ferizajt. Sipas disa të dhënave të prezentuara nga Policia e Kosovës – Regjioni i Ferizajt që nga viti 2005 deri në vitin 2016 numri i vdekjeve dhe lëndimeve aksidentale në vendin e punës, në rajonin e Ferizajt është 170, prej tyre 54 me fatalitet.

Ky numër do të duhej të alarmoj institucionin e Inspektoriatit të Punës që të bëj punën e tij në adresimin e drejtë të çështjeve dhe shqetësimeve të grupeve apo individëve të ndryshëm. Përkundrazi, deri më tani është konkluduar se nuk ka inspektorë të mjaftueshëm për të bërë monitorimin e punimeve në ndërtesa të larta.

Kjo rrjedhimisht, tregon për neglizhencën që i bëhet kësaj çështjeje nga ana e institucioneve shtetërore. Padyshim, vdekjet e tilla në vendin e punës ndodhin në vetëdijën e shtetit, i cili nuk ka mundësuar kushte dhe kuadro për zbatueshmërinë e ligjit përkatës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)