25 Prill 2024

Konfiskohen mbi 13 kg marihuanë dhe arrestohet një person i dyshuar

Prishtinë, 26 maj - Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, me datën 25 maj 2016, ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale ‘blerje, posedim, shitje ose shpërndarja e  paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose  analoge’.

Operacioni policor është realizuar në rrugën magjistrale Prishtinë-Graqanicë,  konkretisht në fshatin Hajvali, ku pas kontrollit të veturës së të dyshuarit të arrestuar është gjetur sasi e konsiderueshme e narkotikëve.
 
Personi i arrestuar në këtë rast është:

I. A.  lindur me 1972 mashkull/serb/shtetas i Serbisë

Gjatë kontrollit në veturën e personit të dyshuar, zyrtarët policorë në veturën e të dyshuarit kanë gjetur dhe kanë konfiskuar:

·25 paketime të mbushura me narkotikë të llojit marihuanë, pesha e të cilës ka rezultuar të jetë 13 kilogramë e 457.6 gramë,

·10180 dinarë dhe 95 euro para të gatshme,

·dy telefona celularë.


Me vendim të prokurorit kompetent i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në qendrën e mbajtjes.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)