20 Prill 2024

G7 fillon takimin në Japoni, bisedojnë për ekonominë

Tokio, 26 maj - Liderët e vendeve anëtare të Grupit të 7-të fuqive ekonomike e fillojnë sot samitin në Japoni me shqetësime lidhur me shëndetin e ekonomisë globale, e cila do të jetë në fokus të takimit dyditësh.

Shefat e shteteve dhe të qeverive të Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Kanadasë dhe Japonisë, pritet të diskutojnë edhe për shumë çështje të tjera, përfshirë krizën e refugjatëve në Evropë, terrorizmin, sigurinë në Internet dhe sigurinë detare.

Para fillimit të samitit në Ise-Shim, pjesëmarrësit e kanë vizituar Ise Jingu, lokalitetin më të shenjtë të religjionit Shinto.

Nesër, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, pritet ta vizitoj Hiroshimën, duke u bërë presidenti i parë amerikan, që udhëton në këtë qytet ku ishte përdorë bomnba e parë atomike në botë nga ana e Shteteve të Bashkuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)