26 Prill 2024

Kosova prodhoi 2,092.9 mijë ton thëngjil

Prishtinë, 25 maj - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin i Energjisë” për TM1 2016. Në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2016 (TM1 2016), vlera e gjithmbarëshme e prodhimit të thëngjillit është 2,092.9 mijë tonë. Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale është 1,615.1 GËh dhe në hidrocentrale është 45.5 GËh.

Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të parë të vitit 2016, Kosova ka importuar 171.4 GËh energji elektrike, derisa ka eksportuar 154.3 GËh energji elektrike.

Në tremujorin e parë të vitit 2016, sasia e energjisë elektrike në dispozicion të konsumatorëve është 1,018.8 GËh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2015), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është ulur për 1.8 %.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)