24 Prill 2024

Kosova e vendosur në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit

Prishtinë, 25 maj - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se në gjashtë muajt e fundit nuk është regjistruar asnjë kosovar të ketë shkuar të marrë pjesë në luftëra të huaja .

\"Kuvendi i Republikës së Kosovës votoi projektligjin për luftimin e financimit të terrorizmit. Kemi miratuar ligjin që synon parandalimin e qytetarëve të Kosovë që t’u bashkohen luftërave të huaja dhe Strategjinë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpie në Terrorizëm\", ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij dërkaq, fakti që në gjashtë muajt e fundit nuk është regjistruar asnjë kosovar të ketë shkuar të marrë pjesë në luftëra të huaja përbën sukseset e para të angazhimit tonë të përbashkët. Njëherësh, mbetemi të përkushtuar që të punojmë në deradikalizimin dhe riintegrimin e ish-luftëtarëve të huaj nga Kosova.

Kosova vazhdon të jetë e vendosur dhe kampione në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)