23 Prill 2024

ATK gjobit TEB bankën

Prishtinë, 25 maj - Teb Banka është gjobitur nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), për shkak të organizimit të Lojës Shpërblyese pa leje nga ATK-ja.

 Gjobitja prej dy mijë eurosh vjen pas raportimit nga Radio Kosova për Lojëra Shpërblyese, ku Teb banka ka kërkuar pagesë shtesë nga fituesit, për të tërhequr shpërblimin.

Raportimi se Teb Banka ka kërkuar para shtesë për t’i tërhequr shpërblimet në lojë shpërblyese, ka vënë në lëvizje Administratën Tatimore të Kosovës. Departamenti i Lojërave të Fatit në ATK, pas hetimit të rastit, kishte kërkuar deklaratë edhe nga zyrtarët e bankës Teb. Drejtuesit e këtij departamenti kishin kuptuar se Teb banka këtë lojë shpërblyese e kishte organizuar pa leje nga ATK-ja. Ushtruesi i Detyrës së drejtorit të Lojërave të Fatit, Bekim Jupa, thotë se banka është munduar të arsyetohet për këtë lëshim.

“Teb sqarimin e ka dhënë se nuk ka bërë kërkesë në ATK për organizimin e kësaj loje, sepse  nuk e ka llogaritur si Lojë Shpërblyese, por si bonuse për klientët e vet, ata të cilët blejnë produktet e tyre  me Star Card”, tha Jupa.

Për të marrë pjesë në Lojën Shpërblyese të Bankës Teb, klienti ka qenë dashur të paguante 5 herë nga 50 euro me Star Kartelë. Por kjo nuk i garantonte klientit fitimin e biletës kthyese Prishtinë – Stamboll, sepse numri i fituesve ka qenë i kufizuar në 50. Pasi që kishte kritere, ATK ka konsideruar si Lojë Shpërblyese, thotë Jupa.

“ATK ka konsideruar si Lojë Shpërblyes,e përderisa kriteret për të fituar kanë qenë në bazë të rregullave dhe kriteret që i ka përcaktuar dhe që parashihen me udhëzim, që i përkasin tipit të Lojës Shpërblyese.”

Jupa thotë se Teb Banka është gjobitur në bazë të Ligjit për Lojëra të fatit, përkatësisht nenit 77, pika 1.15, ku thuhet se subjektet që organizojnë lojëra shpërblyese e të cilat nuk aplikojnë për leje nga ATK-ja ndëshkohen në shumën prej dymijë euro (2,000.00) €;

“Është gjobë fikse, është 2 mijë euro për çdo subjekt që organizon lojëra pa pëlqimin e ATK-së”, sqaroi Jupa.

Radio Kosova kishte raportuar për këtë rast pasi kishte kuptuar se fituesve të Lojës Shpërblyese u ishin kërkuar para shtesë për ta tërhequr shpërblimin. Edhe Banka Qendrore e Kosovës ka thënë se do ta verifikojë këtë rast.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)