29 Mars 2024

Paqartësi rreth Asociacionit, BE-ja pret veprime të shpejta

Prishtinë, 25 maj - E paqartë mbetet rruga të cilën do ta ndjekë Qeveria në hartimin dokumenteve të cilat vënë bazat e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Qeveria e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa në vazhdimësi është zotuar se udhërrëfyes për krijimin e dekretit dhe Statutit do ta ketë aktgjykimin e kushtetueses. Por zyrtarisht nuk kanë treguar arsyet e mosndërmarrjes së asnjë hapi deri më tani, shkruan sot Koha Ditore.

Derisa mungojnë veprimet nga ana e Qeverisë, serbët kanë nisur angazhimet e tyre në formimin e këtij mekanizmi.

Ata kanë akuzuar Prishtinën për vonesat në këtë proces, derisa kanë paralajmëruar se nuk do të pranojnë asnjë devijim nga marrëveshja e parimeve të 25 gushtit, për të cilën gjykata ka gjetur shkelje të Kushtetutës në 23 pika.

Ndërkaq përfaqësues të Zyrës së BE-së në Prishtinë kanë thënë se presin të shohin veprimet të shpejta sa i përket themelimit të asociacionit.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë mohuar se shkak i vonesës në themelimin e asociacionit është refuzimi serbëve që statuti të bëhet në përputhje me aktgjykimin e Kushtetueses.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)