29 Mars 2024

Tahiri takohet me ambasadorin e Austrisë në Kosovë

Prishtinë, 24 maj - Ministrja për Dialogun e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, sot ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler dhe zëvendësambasadoren, Vera Fuchs.

Në këtë takim ministrja Tahiri uroi shtetin e Austrisë për zgjedhjen e presidentit të ri dhe njëkohësisht vlerësoi lartë marrëdhëniet bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Austrisë, duke shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve mes dy vendeve në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Ministrja Tahiri informoi z. Pfandler se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit në vend dhe reformave në zhvillimin e ekonomisë së vendit  për të krijuar një klimë më të mirë për investitorët, ku Marrëveshja Stabilizim Asocim me BE-në e fuqizon ekonominë e tregut të lirë në Kosovë. Më tej ministrja Tahiri foli për progresin e madh që ka arritur në Kosovë  gjatë kësaj periudhe duke shtuar se MSA dhe marrja e rekomandimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës vjen si rezultat i përmbushjes së kritereve të këtij procesi nga Qeveria e Kosovës që do t’i jap fund izolimit të qytetarëve të vendit. Ministrja Tahiri theksoi se anëtarësimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA e ka ndërkombëtarizuar sportin e Kosovës duke i dhënë po ashtu mundësinë që Kosova të prezantohet edhe në arenën ndërkombëtare.

Sa i përket çështjes së demarkacionit me Malin e Zi, ministrja Tahiri tha se Qeveria e Republikës së Kosovës  i ka ofruar mjaft alternativa opozitës dhe shprehu bindjen se Parlamenti i Kosovës do ta ratifikoj këtë marrëveshje sepse si shtet duhet të ushtrojmë sovranitetin dhe përgjegjësitë tona ndërkombëtare.

Në vazhdim ministrja Tahiri  foli për rrjedhat në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore në mes të Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE duke shtuar se Kosova vazhdon angazhimin e saj në këtë dialog si një proces që po i ndihmon Kosovës drejt integrimit  në Bashkimin Evropian duke shtuar se Serbia vazhdon pengesat në implementimin e plotë të këtyre marrëveshjeve me theks të veçantë në zbatimin e marrëveshjes për kodin telefonik dhe pavarësinë e KOSTT-it, mos  zbatimi i të cilëve do të vonojë proceset tjera zbatuese. Në këtë kontekst ministrja Tahiri kërkoi nga BE të maksimizoj trysninë mbi Serbinë lidhur me këtë proces.

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler vlerësoi zhvillimet dhe sukseset e fundit në Kosovë duke konfirmuar mbështetjen e Austrisë për proceset integruese evropiane për Republikën e Kosovës si dhe avancimin e bashkëpunimit në mes dyja vendeve. Njëkohësisht ai shtoi se shteti i tij përkrah dialogun e Brukselit si një kontribut drejt fqinjësisë së mirë dhe stabilitet rajonal dhe vlerësoi se zbatimi i marrëveshjeve të këtij procesi  kanë rëndësi qenësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)