19 Prill 2024

BE do të vazhdojë ta mbrojë Kosovën në mbrojtjen e mjedisit

Prishtinë, 24 maj - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, së bashku me përfaqësuesin e BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, kanë marrë pjesë në aksionin “Ta pastrojmë Kosovë”, që  realizua në fshatin Plemetin të komunës së Obiliqit, në të cilin jeton komuniteti Rom e Ashkali.

Ministri Agani, me këtë rast tha se kjo  ditë është ditë e rëndësishme për Kosovën, pasi që sipas tij, po dëshmohet fuçia e madhe e shoqërisë tonë  për tu kujdesur për mjedisin.

“Kësaj iniciative i janë bashkangjitur mbi  60 mijë qytetarëve në 200 lokacione me bashkimin e përfaqësuesve të institucioneve qendrore, lokale, ndërkombëtare, shoqërisë civile, organizatës Let’s do it, kemi dëshmuar se jemi qytetarë me vlera evropiane.

Në anën tjetër  kjo deponi mbrapa flet për atë se e kaluara dhe disa shprehi të këqija  po na pengojnë që me zor te themi se jemi qytetarë evropian”, u shpreh ai.

Agani, theksoi se kjo nuk duhet të ndodhë më që të kemi këso deponish  ilegale, të cilat e cenojnë shëndetin e fëmijëve dhe shëndetin publik në përgjithësi.

Ndërsa, Përfaqësuesi i BE-së, Zhbogar, tha se jemi bashkangjitur këtij aksioni në mënyrë që të kemi mjedis më të pastër.

“Kam fjalë miradije për këtë aksion. Kemi mbi 60 mijë vullnetarë që iu janë bashkangjitur kësaj iniciative.  Jam shumë i kënaqur që kemi ministrin Agani këtu me neve dhe po ceket seriozisht rëndësia e mbrojtjes së mjedisit. Nevojitet që mësimdhënësit  ta në mësojnë se si ta mbrojmë ambientin, që mos të hedhim gjithçka, ti riciklojmë gjërat”, deklaroi ai.

Zhbogar, më tej deklaroi e Bashkimi Evropian e ka mbështetur gjithmonë Kosovën dhe do të vazhdojë ta mbrojë Kosovën sa i përket mbrojtjes së mjedisit.

Kurse, Koordinatori i iniciativës “Ta pastrojmë Kosovën”, tha se pastrimi i Kosovës po vazhdon edhe në këtë fshat njëjtë sikurse në të gjithë Kosovën.

“Gjendemi në Plemetin, një lagje e cila  fatkeqësisht është shumë e ndotur me plotë mbeturina gjithandej. Kjo nuk është mënyra se  si banorët sillen karshi mjedisit. Nuk është një pamje e mirë  as për institucionet, për qeverisjen lokale. Kryetari do të angazhohet që kjo pamje mos të shihet më këtu”, theksoi ai. 

Më tej, ai deklaroi se kësaj iniciative i janë bashkuar mbi 60 mijë qytetarë.

Nga ana tjetër, kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, tha se bashkërisht do ta pastrojmë Kosovën në mënyrë që të duket ambienti i bukur.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)