20 Prill 2024

Garancia për kredinë nga BERZH për trafikun urban se shpejti në qeveri

Prishtinë, 24 maj -  Ministria e Financave ka bërë të ditur se propozim-vendimi për garancinë për kredinë nga BERZH për N.P.L “Trafiku Urban”, do ta propozojë në Qeveri për aprovim menjëherë pasi të hyjë në fuqi vendimi i K.K. të Prishtinës.

MF thekson se tre hapat paraprak si autorizimi nga Qeveria i Ministrit të Financave për fillim të negociatave me BERZH, formimi i grupit negociues dhe negocimi i kushteve të kredisë tashme janë përfunduar.

Vendimi i K.K. të Prishtinës ku Komuna e Prishtinës zotohet që në rast se N.P.L. “Trafiku Urban” nuk mund të kthej kredinë, atëherë Komuna nga buxheti i saj merr përsipër kthimin e kredisë, hyn në fuqi 15 ditë pas ditës së aprovimit në Kuvendin Komunal. Ky vendim është votuar në Kuvendin Komunal më datën 18 maj 2016.

Pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi Ministrisë se Financave  i hapet rruga që ta:

I. Procedoj për Qeveri propozim-vendimin për dhënien e garancisë shtetërore për marrjen e kredisë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e Ndërmarrjes Publike Trafiku Urban dhe propozim-vendimin për t’i rekomanduar Presidentit së Republikës së Kosovës nga Qeveria e Republikës së Kosovës për autorizimin e Ministrit të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për dhënien e garancisë shtetërore për projektin e Ndërmarrjes Publike Trafiku Urban;

II. Pas kësaj, Ministri i Financave në emër të shtetit të Kosovës nënshkruan Marrëveshjen Ndërkombëtare për Garancinë Shtetërore me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e Ndërmarrjes Publike Trafiku Urban;

III. Pas nënshkrimit, Ministria e Financave harton projekt-ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për garancion sovran ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe BERZH për projektin e ndërmarrjes publike Trafiku Urban;

IV. Pas aprovimit në Qeveri të projekt-ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare për Garancinë Shtetërore Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe BERZH për projektin e ndërmarrjes publike Trafiku Urban, projektligji nga Qeveria procedohet në Kuvend;

V. Komisioni për Buxhet dhe Financa (KBF) e shqyrton projektligjin  dhe i rekomandon Kuvendit për aprovim;

VI. Pas rekomandimit të KBF, projekt-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare për Garancinë Shtetërore Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe BERZH për projektin e ndërmarrjes publike Trafiku Urban duhet të votohet me 2/3 e votave të deputeteve të Kuvendit të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)