24 Prill 2024

Prezantohet hulumtimi mbi ndikimin e granteve në bujqësi

Prishtinë, 24 maj - Organizata Çohu dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese - Preportr, organizon tryezë diskutimi me rastin e prezantimit të hulumtimit mbi ndikimin e granteve dhe subvencioneve në zhvillim e bujqësisë në Kosovë.

Në këtë tryezë do të diskutohet për ndikimin e miliona eurove të dhëna përmes granteve  dhe subvencioneve në zhvillimin e bujqësisë, sfidat dhe problemet me të cilat përballen fermerët dhe ministria.
 
Përkundër investimeve të mëdha, disa nga produktet për të cilat jepen grante dhe subvencione nuk kanë ulje të importit, por vetëm rritje.
 
Pjesë e diskutimit do të jenë edhe kriteret e vëna nga Ministria e Bujqësisë për aplikuesit e  granteve, dështimi i projekteve për të cilat ka dhënë grante Ministria e Bujqësisë, si p.sh mbylljen e stallave të dedikuara për lopë qumështore dhe për majmërinë e viçave.
 
Gjithashtu do të diskutohet edhe për rastet e refuzimit që iu bëhen fermerëve pa iu shqyrtuar fare projektet për shkak të procedurave administrative.
 
Në këtë drejtim, ÇOHU! e sheh të arsyeshme organizimin e kësaj tryeze për diskutim në mënyrë që krahas publikimit të të  gjeturave nga hulumtimi të ketë një ballafaqim në mes të akterëve relevant të kësaj fushe: Ministrisë së Bujqësisë, fermerëve, sindikatës së bujqve, Komisionit për Bujqësi të Kuvendit të Kosovës donatorëve, ekspertëve të ekonomisë dhe bujqësisë si dhe shoqërisë civile.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)