29 Mars 2024

Kosova po bën progres në zhvillimin ekonomik

Prishtinë, 6 maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim zëvendës drejtorin për Evropë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Athanasios Arvanitis.

Kryeministri Mustafa u shpreh i kënaqur që për herë të parë në Kosovë po mbahen takimet vjetore të konstituencave, grupeve të vendeve anëtare, të Bankës Botërore dhe FMN-së.

Më tutje, kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë, duke falënderuar për përkrahjen e FMN-së dhe Bankës Botërore, në veçanti përmes asistencës teknike, në shumë fusha.

Kryeministri Mustafa theksoi reformat domethënëse që po ndërmerren në rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit.

“Kosova po bën progres të mirë në shumë fusha, duke përfshirë ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, financave të qëndrueshme publike dhe tregut të qëndrueshëm financiar”, tha kryeministri.

Zëvendës drejtori për Evropë i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Athanasios Arvanitis, vlerësoi progresin në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtejme të FMN-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)