19 Prill 2024

Rafet Gashi fitues i garës ,,Ushtari më i mirë i FSK-së, për vitin 2016’’

Prishtinë, 5 maj - Tetar Rafet Gashi, pjesëtarë i Batalionit të Parë të Brigadës për Reagim të Shpejtë(Bat.1RSH), në një ceremoni zyrtare, u shpall fitues i garës ,,Ushtari më i mirë i FSK-së për vitin 2016’’, pas një gare të fortë në disa disiplina në të cilën garuan 22 pjesëtarë, në mesin e të cilëve garoj me sukses edhe një ushtare, Besarta Pacolli.


Ceremonia solemne për shpalljen e rezultateve të garës tradicionale ,,Ushtari më i mirë për vitin 2016’’, filloi me një minutë heshtje,  në nderim të jetës dhe veprës së dy ushtarakëve të FSK, të cilët ndërruan jetë, javë më parë.


Ceremonia u mbajt në amfiteatrin e Brigadës për Mbështetje Operacionale(BMO) e ku ishin të pranishëm, Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë(MFSK), zotëri Haki Demolli, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, drejtori i ekipit këshillues ndërlidhës të NATO-s për FSK-në, gjeneral Ernest Horn, zëvendës Komandanti i Komandës së Forcave Tokësore, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, Komandanti i Brigadës për Reagim të Shpejtë, kolonel Xhevahir Geci, zëvendës Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe stërvitjes(KDS), kolonel Irfete Spahiu, zëvendës komandanti i Brigadës për Mbështetje Operacionale të FSK-së, kolonel Muharrem Rrahmani, Atasheu ushtarak amerikan, kolonel Chad Butts, si dhe oficerë dhe nënoficerë tjerë të FSK-së dhe  KFOR-it.


Në fjalën e tij, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama tha se me këtë garë, FSK-ja promovon shpirtin garues të nënoficerëve dhe ushtarëve tanë, të rrisim motivimin dhe të krijojmë traditë në këtë garë.


Gjeneral Rama duke përshëndetur të gjithë ushtarakët garues për rezultatet e arritura tha se: Rezultatet tuaja na bëjnë krenarë, dhe bazuar në këtë, mund të themi se të gjithë ju jeni fitues’’.


Më tej Komandanti i FSK-së tha se: ,,Rezultatet  tuaja të larta janë tregues se FSK-ja është në rrugë të mirë për arritjen e standardeve të larta dhe shumë profesionale’’.


Në fund, gjeneral Rama përgëzoj të gjithë ushtarët që morën pjesë në garë e në veçanti përgëzoj tre ushtarakët që kanë arritur rezultatet më të larta.


Nga ana e tij, rreshter majori i FSK-ë, Genc Metaj foli mbi rolin dhe rëndësinë e garës ,,Ushtari më i mirë i FSK-së’’ dhe në veçanti u ndal te gara e këtij viti, disiplinat në të cilat ushtarakët garuan, si dhe motivimin dhe entuziazmin e tyre përgjatë gjithë kohës së garimit në të gjitha njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.


Në fund të ceremonisë, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama u ndau certifikata tre më të mirëve, ndër ata, tetarit Rafet Gashi nga Batalioni i Parë i Reagimit të Shpejtë,  i cili doli i parë në garën ,,Ushtari më i mirë për vitin 2016’’, pastaj vendin për vendin e dytë,  tetar Binak Podrimqaku nga Batalioni i Dytë i Brigadës për Reagim të Shpejtë, si dhe tetar Migjen Shala nga Regjimenti i Mbrojtjes Civile,i cili u radhit në vendin e tretë.


Ndërsa, Ministri Haki Demolli, gjeneral Rama, gjeneral Horn, kolonel Butts dhe rreshter Genc Metaj ndanë certifikatat e pjesëmarrjes të 22 garuesve që me sukses përfunduan garën në disiplinat, navigim, fitnes fizik, marshim dhe njohuri të përgjithshme nga fushat ushtarake.


Gara u zhvillua fillimisht në të gjitha njësitet e Forcës së Sigurisë, ndërsa ata më të mirët, pra 22 prej tyre  në fund zhvilluan një garë të rreptë, për tri ditë radhazi, pra me 25,26 dhe 27 prill,  në Kazermën ,,Skënderbeu’’ në Ferizaj.


Ky është viti i tretë që në FSK mbahet gara ,, Ushtari më i mirë i vitit’’, theksojmë se vitin e kaluar këtë garë e pati fituar tetar Migjen Shala, ndërsa garë e parë në vitin 2014 e pati fituar , tetar Binak Podrimqaku.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)