28 Mars 2024

MAShT prezanton Draftin e Planit Strategjik për Arsim në Kosovë

Prishtinë, 5 maj - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, mori pjesë në punëtorinë ku u bë prezantimi i draftit të Planit Strategjik për Arsim të Kosovës 2017-2021, e cila organizohet nga MAShT, në bashkëpunim me GIZ-CDBE (Zhvillimi i Kapaciteteve në Arsimin Fillor).
 

Ministri Bajrami, me këtë rast ka theksuar rëndësinë e prezantimit dhe diskutimit të Draftit të Planit Strategjik 2017/ 2021, ndërsa theksoi sepërmes një Plani të

të përshtatshëm dhe të zbatueshëm synojmë të arrijmë krijimin e një sistemi cilësorë në fushën e arsimit, si parakusht për zhvillimin ekonomik të vendit.

 

Duke folur për objetivat e arsimit për periudhën e ardhshme pesëvjeçare në Arsimin Parauniversitar, ministri Bajrami ka theksuar se, Qeveria e Republikës së Kosovës, pas përmirësimit të infrastrukturës shkollore, prioritet kryesor e ka reformën cilësore në arsim.


“Asnjë proces i zhvillimit ekonomik nuk është i mundur pa një sistem arsimor cilësor dhe të përshtatur me nevojat e tregut të punës. Ne po diskutojmë rrugën tonë për pesë vitet e ardhshme, se si të krijojmë një sistem arsimor cilësor, në përputhshmëri të plotë me nevojat e një ekonomie në zhvillim, i cili do të nxjerr gjenerata të tëra të nxënësve dhe studentëve me kompetenca dhe shkathtësi”, është shprehur ministri Bajrami.

 
Ministri Bajrami, ndër të tjera, rëndësi të veçantë i ka kushtuar edhe politikave arsimore për ngritjen e kapaciteteve dhe reformimin e Arsimit të Lartë, përmes krijimit të sistemit të konkurrencës dhe llogaridhënies.
 

“Arsimi i Lartë është një fushë ku duhet fuqishëm dhe shpejtë të reformojmë sistemin arsimor. Duhet krijuar një sistem të konkurrencës së lirë dhe të vlerave akademike, sepse sektori publik dhe privat janë të barabartë dhe krijojnë konkurrnecë pamonopole, duke vendosur një sistem në të cilin do të vlerësohet performanca”, ka thënë ministri Bajrami.

 

Në fund, ministri Bajrami ka përmendur momentumin pas rekomandimeve për liberalizim të vizave si një mundësi më shumë për mobilitet të nxënësve dhe studentëve, si një mundësi e mirë për të shfaqur talentin e të rinjve kosovarë karshi bashkëmoshatarëve nga vendet e zhvilluara evropiane.

 

Ndërsa, James Macbeth, drejtor i Zyrës së GIZ në Kosovë  dhe Dagmar Fuchs-Schmitz, Udhëheqëse e Projektit GiZ-CDBE kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin dhe përkrahjen e fuqishme që i ka dhënë ministri Bajrami draftimit të Planit Strategjik për Arsim të Kosovës 2017- 2021.

 

PSAK 2017/ 2021 për nivelin e Arsimit Parauniversitar përfshin: zbatimin e tërësishëm të Kurrikulës së Re në nivel vendi, përfundimin e procesit për rishikimin e teksteve shkollore, orientimin e hershëm të nxënësve në karrierë, përshtatjen e planprogrameve mësimore me nevojat e tregut të punës, përfshirjen e obligueshme të fëmijëve në sistemin e edukimit nga mosha 3 vjeçare dhe sistemin e gjithëpërfshirjes.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)