29 Mars 2024

FSK shpall ushtarin më të mirë për vitin 2016

Prishtinë, 5 maj - Ministria për Forcën e  Sigurisë organizon ceremoninë zyrtare të shpalljes "Ushtari më i mirë, 2016\" i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ceremonia organizohet sot duke filluar në ora 13:00, dhe mbahet në Kazermën ,,Adem Jashari” të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në ceremoni do të marrin pjesë Ministri i MFSK-së, Haki Demolli, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, atasheu ushtarak i SHBA-ve, përfaqësues të KFOR-it, si dhe oficerë të FSK-së.

Garat për zgjedhjen e ushtarit më të mirë të FSK-së, 2016, janë mbajtur gjatë tri ditëve, (25 - 27 prill 2016) ku morën pjesë 22 pjesëtarë më të mirë të përzgjedhur nga të gjitha njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (Komandës së Forcave Tokësore, Brigadës për Reagim të Shpejtë, Brigadës për Mbështetje Operacionale dhe Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes).

Ushtarët u testuan në këto disiplina: Navigim tokësor (ditën dhe natën), gjuajtja me armë të gjata, test fizik, kalimi i poligonit me pengesa, test me shkrim të njohurive të përgjithshme ushtarake, marshim në distanca të gjata me ngarkesa, etj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)