28 Mars 2024

IPK ndau medalje për personalitetet që kanë dhënë kontribut të dalluar

Prishtinë, 4 maj - Në një ceremoni të organizuar sot në objektin e Inspektoratit Policor të Kosovës u ndanë 9 medalje dhe 10 mirënjohje personaliteteve të cilët kanë dhënë kontribut të dalluar në IPK.

Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së, Fitim Shishani tha se gjatë pesë viteve udhëheqje nga ana e tij, ka pasur shumë sfida dhe se rrugëtimi deri të suksesi i ditëve të sotme nuk ka qenë i lehtë:

“Pesë vite rrugëtim i përbashkët për ne, apo rruga e suksesit, nuk ishte as e lehte e as e thjesht, por nuk ishte as e pa arritshme.  “Gjëja më e rëndësishme për njeriun është  vullneti i fortë, do të thoshte Gëte”.

Këtë thënie e kanë vërtetuar vetë  punonjësit e IPK-së, dhe menaxhmenti i tyre, të cilët kishin dhe kanë një vullnet të pa shoq, për shtetin dhe punën e tyre. Prandaj, me kompetencë ju them sot punonjësve të IPK-së, ndihuni krenar, keni shumë të drejtë të jeni të lumtur, sepse ju jeni njerëz të suksesit, profesionist, dhe së bashku me menaxhmentin e ardhshëm, mbani ne duart e juaja vetëm timonin e kolegjialitetit, të drejtësisë, objektivitetit, transparencës etj” theksoi Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së z.Fitim Shishani.

Ai gjatë kësaj ceremonie tha se në bashkëpunim me qytetarët e Kosovës, institucionet e vendit dhe partnerët ndërkombëtar IPK-ja ka qenë dhe mbetet një institucion i përgatitur, profesional dhe objektiv në kryerjen e detyrave.

Me rastin e ndarjes së medaljeve për bashkëpunëtorët ndërkombëtar nga ICITAP-i amerikan dhe EULEX-i,  Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së se suksesi i Inspektoratit Policor është sukses i përbashkët:

“Ne sot e dimë saktë se rezultatet dhe profesionalizmi ynë është rezultat edhe i mbështetjes së pa kursyer të institucioneve ndërkombëtare që i potencuam më lartë. Pra është sukses i përbashkët”- theksoi Shishani.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm personalitete të ndryshme të institucioneve të ndryshme si nga Prokuroria e Shtetit, MPB-ja, ICITAP-i, EULEX-i, Policia e Kosovës, Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Agjencia e Regjistrimit Civil dhe  Asociacionit të Gazetarëve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)