29 Mars 2024

Kosovës i hiqen vizat

Prishtinë, 4 maj - Gjatë një takimi dhe pritjeje që ministri Hyseni pati sot me Komisionerin Evropian për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, u bë edhe njoftimi zyrtar se qytetarët e Republikës së Kosovës, do të mund të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Schengen së shpejti.

Pas takimit i cili u zhvillua në atmosferë shumë të përzemërt, ministri Hyseni dhe Komisioneri Avramopoulos dolën në një konferencë për media për të kumtuar zyrtarisht rekomandimin për heqjen e vizave.

Ministri Hyseni poashtu, sot takoi Ministrin e Punëve të Brendshme të Belgjikës z.Jan Jambon, me të cilin biseduan gjerësisht çështjet nga fushëveprimi i ministrive të brendshme.

Ministri Hyseni morri përkrahjen e plotë të Ministrit belg, midis tjerash, për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave.

Në ketë takim u bisedua edhe për nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit midis të dyja vendeve.

Ministri Hyseni gjithashtu morri pjesë në drekën e shtruar nga kryetari i Partisë Popullore Evropiane (PPE), z. Joseph Daul dhe në Parlamentin Evropian mbajti një fjalë rreth perspektivës evropiane të Kosovës dhe Ballkanit, konferencë kjo e organizuar nga Grupi i PPE në Parlamentin Evropian.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)