29 Mars 2024

Veshmbathje dhe ushqime për Shtëpinë e Pleqve dhe Institutin Special

Prishtinë, 4 maj - Shoqata humanitare  nga Gjermania “Malteser Hilfsdienst GMBH”, Bundesland Niedersachsen, ka dhënë një donacion modest për MPMS-në, gjegjësisht për Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë.

Kontigjenti i dhuratave nga shoqata gjermane përmban një sasi të konsiderueshme veshmbathjesh, inventar, artikuj ushqimorë dhe sanitarë, si dhe shume artikuj tjerë të vlefshëm.

 Përfaqësuesi i shoqatës gjermane “Malteser”, Bernhardt Servuschok, u shpreh i kënaqur me ndihmën e ofruar, për të cilën ai tha se nuk do të jetë e vetmja. Ai tha se Malteser, operon në të gjitha vendet e varfra të botës.

“Është hera e parë që Malteser vjen në Ballkan. Nga ajo që pamë deri tash, këtu ka një varfri të madhe dhe tash e tutje vëmendja jonë do të jetë e përqendruar më shumë në këtë regjion”, ka shtuar Servuschok. I shoqëruar nga drejtoresha Raze Aliqkaj, ai vizitoi ambientet e Shtëpisë së Pleqve për të parë së afërmi nevojat që ka ky institucion.

Ditë më parë kjo shoqatë ka shpërndarë dhurata edhe  në Institutin Special në Shtime.

Në emër të MPMS-së, udhëheqësi i Divizionit për Aftësi të Kufizuar dhe Personave të Moshuar, Qazim Gashi, ka falënderuar  miqtë gjemanë për ndihmën  e ofruar, duke theksuar se MPMS është mirënjohëse për këtë donacion shumë të nevojshëm për banorët e Shtëpisë së Pleqve dhe Institutit  Special në  Shtime.

Donacioni i “Malteser Hilfsdienst GMBH”, u bë i mundur edhe me iniciativën e bashkatdhetarëve tanë që jetojnë e punojnë në Gjermani, në veçanti, organizatorit të këtij aksioni humanitar, bashkatdhetari Hetem Misini nga Lipjani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)