18 Prill 2024

Komisioni Evropian vendos sot për liberalizimin e vizave për Kosovën

Prishtinë, 4 maj - Komisioni Evropian (KE) pritet që sot të marrë vendim që krahas Ukrainës dhe Gjeorgjisë të fusë edhe Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian.

Vendimi do të behët i ditur rreth mesditës, dhe do të ndodhë pas një diskutimi të kolegjiumit të komisionerëve lidhur me atë se a janë plotësuar standardet për liberalizimin e vizave.

“Mund të konfirmojë se Kolegjiumi i Komisionerëve do të diskutojë gjendjen e fundit të Kosovës sa i përket plotësimit të standardeve për liberalizimin e vizave, për të parë nëse duhet apo nuk duhet bërë propozimin legjislativ për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka thënë , zëdhënësja e Komisionit Evropian, Mina Andrevas.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn është shprehur i bindur se Kosova, Ukraina dhe Gjeorgjia do të marrin rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave.

Kur janë në pyetje Ukraina, Gjeorgjia dhe Kosova, ai ka thënë se shpreson që në vitin 2016 do të lëvizin pa viza, pasi që e kanë kryer pjesën e vet të punës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)