20 Prill 2024

Shoqatat e UÇK-së kërkojnë 5 majin festë të Dëshmorëve të Kombit

Prishtinë, 4 maj - Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, organizojnë një konferencë për shtyp, e cila do të mbahet sot në lokalet e Institutit Albanologjik të Prishtinës.

Temë e konferencës për shtyp do të jetë kërkesa që do t’u dorëzohet institucioneve të Republikës së Kosovës, Kuvendit dhe qeverisë, që ta zyrtarizojnë festën e Dëshmorëve të Kombit, 5 majin, si datë zyrtare për shënimin e Ditës së Dëshmorëve të Kombit.

\"Shtojmë se festë zyrtare këtë datë e ka Republika e Shqipërisë, si dhe ajo e Maqedonisë, për Dëshmorët e Kombit të Luftës së UÇK-së, andaj është në logjikën e gjerave që një komb të ketë edhe një festë të përbashkët për Dëshmorët e Kombit\", theksojnë këto shoqata.

Arsyetimi bashkë me kërkesën do të bëhen publike sot në konferencën për shtyp.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)