23 Prill 2024

UNDP fillon me fazën e dytë të programit kundër korrupsion

Prishtinë, 4 maj - Zyra e Programit Zhvillimor të OKB-së në Kosovë (UNDP) fillon me fazën e dytë të Programit Kundër – Korrupsion të zbatuar në partneritet me Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, Kuvendin e Kosovës, Qeverinë e Kosovës, Komunat e Kosovës, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe organizatat e shoqërisë civile.

Faza e parë e këtij programi është zbatuar gjatë viteve 2012 – 2015. 

Faza e dytë e programit do të vazhdojë deri në vitin 2020. Synimi i këtij programi ka qenë dhe vazhdon të jetë parandalimi dhe luftimi i korrupsionit përmes ngritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve në nivel qendror dhe lokal si dhe fuqizimit të qytetarëve, veçanërisht të rinisë, në vendimmarrje.
 
Ceremonia për nder të fillimit të fazës së dytë të programit mbahet sot nga ora 17:00 deri 19:00, në Swiss Diamond Hotel, Prishtinë.

Në ceremoni do të jenë prezentë udhëheqësit e institucioneve qendrore dhe lokale, si dhe do të ndahen mirënjohje për partnerët kryesorë të fazës së parë të programit.

Ky program mbështetet financiarisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë (SDC), dhe Agjencia Daneze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (DANIDA).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)