20 Prill 2024

Kosova e Shqipëria marrëveshje për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve

Tiranë, 3 maj - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, znj. Hykmete Bajrami dhe Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes e Shqipërisë, znj. Milva Ekonomi, nënshkruan sot në Tiranë marrëveshjen bilaterale për Nxitjen dhe Mbrojtjen e Investimeve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Me këtë Marrëveshje synohet intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik në interesin e përbashkët të të dy vendeve si dhe krijimi i kushteve të favorshme për investime në territorin e vendeve respektive.   

Ministrja Bajrami falënderoi ministren Milva Ekonomi për pritjen e përzemërt si dhe për gatishmërinë e Qeverisë së Shqipërisë për të thelluar më tej marrëdhëniet ndërshtetërore me Republikën e Kosovës.

“Kam bindjen e plotë që Marrëveshja “Për Nxitjen dhe Mbrojtjen e Investimeve” të cilën e nënshkruam sot, si dhe të tjerat që pritet të nënshkruhen në mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive që pritet të mbahet në muajin qershor në Prishtinë, do të inkurajojnë edhe më tej investimet reciproke në të dy vendet tona dhe do të rrisin sigurinë e këtyre investimeve” u shpreh ministrja Bajrami.

Ajo shtoi se është e natyrshme që investitorët seriozë kërkojnë një ambient të sigurt dhe mbrojtje të investimeve të tyre.

Me këtë rast, ministrja Bajrami tha: “Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dëshiroj të siguroj të gjithë komunitetin e biznesit në Shqipëri që me nënshkrimin e Marrëveshjes për Nxitjen dhe Mbrojtjen e Investimeve, ne marrim përsipër implementimin e plotë të saj, duke marrë nën mbrojtje investitorët nga Shqipëria dhe duke i garantuar bizneset shqiptare të cilat investojnë kapitalin e tyre në Kosovë.” 

Ministrja Bajrami shprehu mirënjohjen e saj ndaj Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për bashkëpunimin e treguar sa i përket mënjanimit të barrierave tregtare të paraqitura nga bizneset gjatë viti që lamë pas dhe shprehu kënaqësinë që këtë vit nuk janë raportuar barriera të reja nga bizneset kosovare.
 
Ministrja Bajrami tha po ashtu se zhvillimet pozitive të muajve të fundit, përfshirë edhe nënshkrimin e marrëveshjes së sotme, janë një sihariq i mirë që dy vendet tona të thellojnë edhe më tej bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në shumë fusha në dobi të ekonomive të të dyja vendeve tona.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)