25 Prill 2024

Kuvendi mban seancë solemne për liberalizimin e vizave

Prishtinë, 3 maj - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryetari Kadri Veseli, sot, në mbledhjen e saj të përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, vendosi që Kuvendi të mblidhet këtë të enjte, në orën 16:00, në një seancë solemne.

Kryeparlamentari Veseli bëri të ditur se kjo seancë, me karakter solemn, ka të bëjë me rekomandimin nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, i cili pritet të bëhet nesër, si dhe me vizitën në Kosovë të Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)