29 Mars 2024

Kadetëve të FSK-së iu dorëzuan certifikatat e pranimit

Uashington, 3 maj - Në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK) u mbajt ceremonia e dorëzimit të Certifikatave të pranimit për studime në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës(AUSHBA) ,,West Point’’, të dy kadetëve të FSK-së , Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku.


Fillimisht, ministri i ministrisë për Forcën e Sigurisë, zotëri Haki Demolli foli mbi rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët strategjik, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ushtrinë amerikane si dhe Gardën Kombëtare të Aiovës, bashkëpunime këto që siç tha Ai, po hapin perspektivë të re Ministrisë dhe Forcës së Sigurisë.

Më këtë rast, Ministri Haki Demolli tha se lajmi për pranimin e dy kadetëve të FSK-së në Akademinë ushtarake ,,West Point’’, është një prej ngjarjeve më të mira dhe shumë të rëndësishme për FSK-në dhe Ministrinë për FSK, sepse siç tha ministri Demolli bëhet fjalë për shkollimin dhe ngritjen profesionale të dy kuadrove tona në një akademi ushtarake me traditë të gjatë.


Ministri Demolli, gjatë ceremonisë tha gjithashtu  se: ,, Ministria për FSK, dhe Qeveria e Kosovës falënderojnë ShBA-në për përkrahje gjithëpërfshirëse që në vazhdimësi po i ofrojnë Ministrisë dhe Forcës së Sigurisë në të gjitha sferat e mundshme, që nga trajnimet, arsimimi dhe shkollimi, donacionet në pajisje dhe financa, këshillimeve profesionale e deri të stërvitjet e përbashkëta’’.


Po ashtu, ministri Demolli falënderoj edhe angazhimin e personelit ushtarak të SHBA-ve që ishte i angazhuar në procesin e rekrutimit të kadetëve për Akademinë ushtarake ,,West Point’’,  e sidomos me këtë rast Ministri Haki Demolli falënderoj Ambasadorin amerikan Greg Delavi për angazhimin e tij personal dhe të jashtëzakonshëm përgjatë gjithë procesit si dhe për gëzimin dhe kënaqësinë që ka shfaqur me rastin e pranimit të kadetëve të FSK-së në Akademinë Ushtarake prestigjioze.


Në fund të fjalës së tij, ministri Demolli i’u dëshiroi kadetëve të rinj shëndet, studime të mbara.


Gjithashtu, në ceremoninë për kadetët e pranuar në ,,West Point’’, foli edhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama i cili u shpreh i lumtur që kadetët e FSK-së, këtë vit po fillojnë studimet në këtë Akademi ushtarake, me renome dhe se pas katër vjetësh do të kthehen të formuar si ushtarak për ti shërbyer vendit.


Gjeneral Rama tha se ndjehet shumë krenar që promovon këtë sukses, e veçanërisht tha se ndjehet mirë këtu në mesin e dy kadetëve, që sot pranojnë certifikatat e pranimit në Akademinë Ushtarake më prestigjioze në botë, ,,West Point’’.


Komandanti i FSK-së më tej shtoi se: ..Dëshiroj të përgëzoj Arilenën dhe Yllin për suksesin e arritur deri më tani. Këta dy të rinj kanë arritur që të jenë në mesin e 10 kandidatëve më të mirë prej qindra konkurrentëve nga 150 shtete të ndryshme të Botës që kandiduan për ,,West Point’’. Por, shtoi gjeneral Rama: ,, duhet të  keni parasysh që rrugëtimi juaj por sa ka filluar, dhe Ju duhet të angazhoheni, dhe të punoni maksimalisht në drejtim të zhvillimit tuaj profesional dhe personal, dhe të korrni suksese’’.


FSK, tha gjeneral Rama, që nga ngritja e saj është e përkushtuar të investojë në ngritjen e kuadrove të oficerëve dhe nënoficerëve. Ne, tha Komandanti i FSK-së, kemi kadet në 6 shtete të ndryshme; Mbretëri të Bashkuar, Turqi, Gjermani, Kroaci, Maqedoni, dhe tani në SHBA, për çka tha Ai, shfrytëzoj rastin të falënderoj SHBA-të dhe gjithë partnerët tonë për ndihmën që janë duke e dhënë në edukimin dhe trajnimin e kuadrove tonë, dhe zhvillimin e FSK-së në përgjithësi.


Kadetët tonë shtoi, gjenerallejtënant Rrahman Rama po tregojnë suksese të larta në shkollime duke u renditur si kadetët më të mire, siç është rasti i Nëntoger Ismail Hoxha në Mbretëri të Bashkuar, Liridona Baftjari në Turqi, dhe shumica e kadetëve dhe oficerëve të tjerë të cilit kanë përfunduar edukimet dhe trajnimet jashtë vendit dhe kanë arritur suksese të larta.


Prandaj, Arilena dhe Ylli, porositi i pari i FSK-së, ju duhet të ndiqni shembullin e mire të kadetëve para juve, dhe të arrini edhe ju sukseset më të mira.


Komandant Rama tha gjithashtu se: ,,edukimi i gjeneratave të reja në akademitë më prestigjioze të botës dhe shteteve të NATO’s, na mundëson që ne të jemi të ndërveprueshëm dhe në hap me gjitha shtetet tjera, dhe të kemi udhëheqës të përgatitur që do të shtyjnë proceset përpara në të ardhmen’’.


Gjenerali Rama, aktin e pranimit të kadetëve e ndërlidhi edhe me procesin nëpër të cilin po kalon FSK-ja dhe për planet për të ardhmen, dhe shtoi: ,,Ne si institucion jemi në një fazë kur përgatitemi për të marrë detyra dhe obligime shtesë në mbrojtje të vendit’’. Detyra jonë tha Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama tani është që të planifikojmë, zhvillohemi dhe përgatitemi që kurdo që të merret vendimi politik ne të bëjmë tranzicionin dhe të marrim detyrat e reja. Ne, tha Ai do të koordinojmë me gjithë akterët vendor dhe ndërkombëtar, dhe së bashku me ndihmën e partnerëve tonë, do të ndërtojmë një force të vogël, profesionale, multietnike, që është në të mirë të vendit, dhe gjithë qytetarët e Kosovës, dhe që do të kontriboj në sigurinë regjionale dhe ndërkombëtare.


Në fund, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama i përgëzoj kadetët e FSK-së të pranuar në Akademinë Ushtarake,,West Point’’ dhe ju uroj atyre sukses dhe karrierë të gjatë në shërbim të vendit.

Nga ana e tij, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Greg Delavi tha se sot ka nderin e madh që është pjesë e historisë së Kosovës. Më tej Ambasadori Delavi tha : ,, Dëshiroj ti përgëzoj kadetët Arelena Shala dhe Ylli Dalladakun për pranimin me sukses në Akademinë Ushtarake në Shtetet e Bashkuara, për gjeneratën e vitit 2020’’.


Ambasadori Delavi tha gjithashtu se pranimi në Akademinë ,,West Point’’ është një privilegj i rezervuar vetëm për studentët më të mirë dhe më premtues, Arelena dhe Ylli kanë garuar me kandidatët e 29 shteteve të tjera, më 95 aplikant, dhe janë në mesin e 15 të përzgjedhur nga ndërkombëtarët që do të studiojnë në ,,West Point’’.


Pranimi në ,,West Point’’ dhe suksesi i kadetëve tuaj në Akademinë e Mbretërisë së Bashkuar  ,,Sundhurtst’, dëshmon që FSK-ja është duke mbledhur talent të jashtëzakonshëm në mesin e saj. ShBA-ja është krenare që mbështesin Kosovën dhe momentet si kjo na tregojnë për përparimin që po ndodh këtu. Arelena dhe Ylli do të vazhdojnë me marrëdhënien e veçantë që populli i Kosovës e ka pasur me Forcat ushtarake amerikane që nga viti 1999.


Kadetët, Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku janë kadetët e parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës që kanë konkurruar dhe janë pranuar në Akademinë Ushtarake Amerikane ,,West Point. Ata do të studiojnë në këtë Akademi për katër vite dhe pas diplomimit do të kthehen për ti shërbyer vendit tonë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)