25 Prill 2024

OBT mundësi e mirë për tërheqjen e investimeve të huaja direkte

Prishtinë, 3 maj - Në panelin diskutues rreth anëtarësimit të Kosovës në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike u diskutua dhe u vlerësuan përfitimet dhe kostot potenciale të anëtarësimit në OBT.

Drejtori Ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian (KIE)- Shpend Balija vlerësoi se anëtarësimi në OBT është një mundësi e mirë për tërheqjen e investimeve të huaja direkte por që duhet të jemi real se sa është në gjendje Kosova që të përfitonte nga ky anëtarësim dhe brenda çfarë periudhe kohore realisht është e mundshme që të ndodhte anëtarësimi. 

 “Anëtarësimi ne OBT do të krijonte një mundësi më të mirë për promovimin e Kosovës në sferen ndërkombëtare si dhe tërheqjen e investimeve të huaja direkte, por që duhet kuptuar se anëtarësimi në këtë organizatë botërore është mjaftë kompleks dhe gjithashtu kërkon përgjegjesi institucionale.\"

\"Për më shumë Kosova duhet punuar fuqishëm në përkrahjen e investimeve të cilat do të rrisnin exportin, në mënyrë që Kosova të ketë pse të negocionte në radhë të parë ” tha Balija.

Duke diskutuar rreth këtyre çështjeve, Balija u shpreh se për të përfituar nga një rast i tillë Kosova duhet që të jetë në gjendje që të negocionte fuqimisht lidhur me avantazhin krahasues dhe kontestet potenciale që do të rrjedhnin nga ky anëtarësim, duke pasur parasysh se e tërë esenca e këtij organizimi botërorë është që të krijojë mundësi të ndërmjetësimit rreth tregtisë së lirë mes shteteve në raste të kontesteve tregtare në mes të shteteve anëtare, gjë që ndodhë në vazhdimësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)