20 Prill 2024

Ministri Zharku vizitoi ANP “Adem Jashari”

Prishtinë, 3 maj - Mbrëmë, rreth orës 19:30, një aeroplan i Turkish Airlines, me numër fluturimi TK 1019, i tipit Boeing 737, me 149 udhëtarë në bord, gjatë aterrimit në ANP Adem Jashari ka dalë nga pista. Të gjithë udhëtarët janë evakuar të sigurt nga aeroplani.

Ekipet e Aeroportit, zjarrëfikësve dhe policisë kanë punuar tërë natën për ta nxjerrë aeroplanin nga fundi i pistës dhe për ta rimorkuar deri në platformë.

Me qëllim të mosrrezikimit të sigurisë së fluturimeve, aeroporti është i mbyllur deri në një njoftim të radhës.

Në vend të ngjarjes gjatë tërë natës kanë qenë ekipet e Aeroportit, policisë, AAC-së dhe KHAIA-s.

Në orën 21:00, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka vizituar ekipet e ekspertëve në vendin e ngjarjes dhe është interesuar për së afërmi për shkaqet e incidentit dhe procedurat e evakuimit të udhëtarëve.

Ministri Zharku ka vizituar edhe kullën e kontrollit dhe është takuar me kontrollorët e trafikut ajror në detyrë.

Gjithashtu, është informuar për rrjedhën e operacionit në Qendrën Operative të Emergjencave në Aeroport.

Inspektorët e KHAIA-s dhe të AAC-së janë duke i kryer hetimet rreth këtij incidenti dhe sapo të largohet aeroplani nga pista, do të vlerësohet situata me qëllim të rihapjes së aeroportit për fluturime.

Gjatë ditës autoritetet përgjëgjëse për hetime aeronautike do të dalin me informata shtesë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)