25 Prill 2024

Posta nuk i mbulon shpenzimet e veta

Prishtinë, 3 maj - Që nga ndarja me PTK-në, Posta e Kosovës është duke operuar me humbje. Madje, në vitin e kaluar kjo kompani publike nuk ka mundur të realizojë as Planin e Biznesit, lidhur me planifikimin e të hyrave. Mbi dhjetë milionë euro i ka pasur të hyrat dhe mbi 13 milionë kanë qenë shpenzimet.

Gazeta posedon raportin vjetor të kësaj ndërmarrjeje për vitin 2015, i cili është miratuar para disa ditësh nga Bordi i Drejtorëve. Raporti pasqyron të dhënat për performacën e ndërmarrjes, si dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet.

Sipas raportit, planifikimi i të hyrave ka qenë 11 milionë e 749 mijë euro, ndërsa realizimi ka qenë 10 milionë e 659 mijë euro. Diferenca në mes të planifikimit dhe realizimit është minus 1 milion euro ose 9 për qind më pak se planifikimi.

Megjithëkëtë, realizimi i njëjtë i të hyrave në të njëjtën periudhë me vitin 2014 është për 6 për qind më lart.

Ndërkohë shpenzimet totale janë vlerë prej 13 milionë eurosh, duke përfshirë koston e mallrave të pashitura, shpenzimet operative, shpenzimet e të ardhurave personale, si dhe zhvlerësimin e mjeteve themelore, që janë për minus 9 për qind më të ulëta se planifikimi.

Vetëm shpenzimet e personelit kanë qenë 9.2 milionë euro, ndërsa numri i stafit aktual të Postës është fiks 1000 punëtorë.

Edhe pse menaxhmenti pati marrë vendim për uljen e pagave, në Postë vazhdon të ketë paga tejet të larta krahasuar me pagat në shumë sektorë të tjerë në Kosovë.

Kryeshefi ekzekutiv i PK-së, Sejdi Hoxha, sipas deklarimit të pasurisë për vitin 2015, ka deklaruar të hyra vjetore nga Posta në vlerë prej 37 mijë eurove, ndërsa një drejtor pagën vjetore e ka 26 mijë e 700 euro.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)