27 Prill 2024

Vazhdon monopoli në homologimin e veturave të importuara

Prishtinë, 3 maj - Instituti GAP organizon konferencën për media lidhur me monopolin në homologimin e veturave të importuara.

Çfarë shkeljesh kushtetuese dhe ligjore paraqet kontrata ekskluzive dhjetëvjeçare për homologimin e veturave të importuara? Sa kanë humbur qytetarët e Kosovës si pasojë e këtij monopoli? Cilat janë praktikat e vendeve të rajonit dhe të BE-së mbi homologimin? A po e zbaton Ministria e Infrastrukturës vendimin e qeverisë për eliminimin e veprimtarive që kufizojnë konkurrencën e lirë? Cili precedent mund të shërbejë për ndërprerjen e këtij monopoli?

Këtyre pyetjeve GAP do t’i jap përgjigje në konferencën për media, në të cilën GAP do të prezantojë një analizë të shkurtër mbi praktikat e homologimit të veturave të importuara.

Kjo analizë e Institutit GAP vjen si vazhdimësi e analizës së më hershme mbi politikat qeveritare rreth importit, regjistrimit dhe kontrollit teknik të veturave.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)