23 Prill 2024

Dy kadetë të FSK-së pranohen në Akademinë Ushtarake West Point

Prishtinë, 3 maj -  Ministria për Forcën e Sigurisë organizon ceremoninë e dorëzimit të certifikatave të pranimit në Akademinë Ushtarake West Point të dy kadetëve të FSK-së.

Të pranishëm në Ceremoni do të jenë Ministri i FSK-së, Haki Demolli, Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, Ambasadori i SHBA-ve Greg Delavi, zyrtarë dhe oficerë të tjerë të MFSK-së dhe të ftuar të ambasadës së SHBA-ve.

Pranimi i dy kadetëve të FSK-së për studime  4 vjeçare, në Akademinë Ushtarake më të njohur në botë West Point në qarqet ushtarake vlerësohet si një sukses i rëndësishëm dhe mundësi shumë e madhe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)