18 Prill 2024

SPRTK: Në RTK degradohen punëtorët në paga për teke individuale

Prishtinë, 1 maj - Në Ditën Ndërkombëtare të Punës, Sindikata e Pavarur e RTK-së (SPRTK) rikujton se dhjetëra punëtorë të RTK-së, vazhdojnë të mbahen pa kontrata pune, për vite të tëra.

Shumicës prej tyre sipas SPRTK-së nuk u njihet përvoja e punës ndonëse janë shfrytëzuar me orar të plotë për shumë vjet, me kontrata mbi vepër, në kundërshtim me Ligjin e Punës.

SPRTK thekson se disa prej punëtorëve janë larguar nga puna, pasi ishin shfrytëzuar për mbi 10 vjet, në anën tjetër ka pasur punësime pa konkurs dhe pa kritere, kryesisht familjarë të menaxhmentit dhe të politikës. 

\"Në RTK degradohen punëtorët në paga për teke individuale, pa vlerësim paraprak,  në kundërshtim me Ligjin e Punës dhe detyrohen të nënshkruajnë kontrata të reja.\"

\"Në RTK mungojnë kushtet elementare të punës që nga karriget, kompjuterët dhe pajisjet për punë deri te hapësira e nevojshme për punë.\"

\"Ambientet e RTK2 dhe RTK3, shpeshherë, janë vërshuar nga ujërat atmosferike. Për shkak të mosplanifikimit nga ana e menaxhmentit, në RTK3 vazhdon të luhet në kurriz të punëtorëve, të cilët detyrohen të punojnë në baraka të improvizuara, pa ndriçim natyral dhe ajrosje të duhur\", thekson SPRTK.

Punëtorët sipas sindikatës kanë qenë të detyruar të dalin në terren me vetura të paregjistruara për shkak të mospagesës së tatimit në  pronë nga menaxhmenti.

Punëtorët në RTK-Radio janë detyruar t\'i bartin thasët me mbeturina në krah, pasi kompania e mbeturinave nuk i kishte hequr ato, si pasojë e mos kryerjes së obligimeve financiare nga menaxhmenti ndaj kësaj kompanie.

Tualetet në RTK Radio shpeshëherë janë të mbyllura dhe jo funksionale në mungesë të ujit, për shkak të borxheve ndaj kompanisë së ujësjellësit, dhe nuk ka material higjieniko-sanitar.

Ashensori i RTK-Radios kishte mbetur disa herë jofunksional si pasojë e mospagesës për mirëmbajtje.

Në anën tjetër sipas SPRTK drejtori gjeneral ka pasur kurajo dhe financa të shëtis me helikopter në SHBA.

\"RTK nga një institucion i financuar nga taksat e qytetarëve për promovimin e ligjshmërisë është shndërruar në njërin prej institucioneve më shpërfillëse të ligjit\".

\"Punëtorët e RTK-së përballen me pasiguri financiare si pasojë e keqmenaxhimit, mbipunësimit, punësimeve pa kritere dhe pa mbulesë finaciare\", thekson SPRTK.

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ti thërras në përgjegjësi drejtuesit e RTK-së, ndonëse, për katër vjet radhazi, nuk i kishte miratuar raportet vjetore të këtij institucionit për shkak të keqmenaxhimit.

Institucionet e Kosovës kanë dështuar ta zgjidhin çështjen financiare të RTK-së, jashtë buxhetit të shtetit,  e cila do të sillte pavarësi editoriale dhe do të largonte ndikimet politike në Transmetuesin Publik

Në RTK janë përndjekur dhe përndiqen sindikalistët dhe punëtorët që ngrisin zërin për kushte më të mira të punës dhe kundër keqmenaxhimit e abuzimit me paranë publike.

Sindikata u drejtohet institucioneve relevante, Kuvendit të Kosovës, si themelues i RTK-së, se është momenti i fundit të kthehet normaliteti në RTK dhe të ftohet prokuroria për hetimin e rasteve abuzive.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)