18 Prill 2024

Themelohet Rrjeti i profesionisteve shqiptare ne Norvegji

Oslo, 1 maj - Ministri i Diasporës, Valon Murati, mori pjesë në promovimin e Rrjetit Shqiptar të Profesionistëve Shqiptarë në Norvegji.

Në këtë aktivitet morën pjesë profesionistët nga të gjitha trojet shqiptare që jetojnë dhe veprojnë në këtë shtet, të cilët punojnë në profesione të ndryshme. Kryetarja e këtij rrjeti, znj. Anila Nauni, njoftoi se qëllimi i rrjetit është që profesionistët shqiptarë në Norvegji të kenë një organizëm që do të kontribuojë në koordinimin, organizimin, integrimin dhe përfaqësimin e shqiptarëve në Norvegji.

Ministri Murati në fjalën e tij, ndër të tjera, tha se kapitali njerëzor është aseti më i madh i diasporës sonë.

“Është kënaqësi të gjendesh në mesin e pjesëtarëve të diasporës, të cilët kanë arritur kaq shumë në fusha të ndryshme, si dhe të organizohen në në një strukturë që mund të kontribuojnë edhe në atdhe.

Në këtë rrjet janë të anëtarësuar doktorë shkencash në fusha të ndryshme, magjistra të shkencave ekzakte dhe shoqërore, juristë, ekonomistë etj.
Ministri Murati, po ashtu, u takua edhe me përfaqësues të shoqatave të tjera shqiptare në Norvegji, me të cilët bisedoi për mësimin e gjuhës dhe të kulturës shqiptare në Norvegji, programet e Ministrisë së Diasporës për këtë verë dhe çështje të tjera me rëndësi për diasporën.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)