28 Mars 2024

Kompania Limak fiton tenderin e radhës në aeroportin e Senegalit

Prishtinë, 29 prill - Kompania Limak që menaxhon me Aeorportin Ndërkombëtar të Prishtinës ’Adem Jashari’ fiton tenderin e radhës në aeroportin ‘Aeroport International Blaise-Diagne (AIBD)’ në Senegal.

Kjo kontratë përfshin koncesionimin e këtij aeroporti në bashkëpunim me kompaninë turke Summa, ku kanë fituar të drejtën e kompletimit të pjesës së mbetur të ndërtimit dhe operimit të këtij aeroporti për 25 vitet e ardhshme.

Kjo është kontrata e shtatë me radhë që kompania Limak fiton në ndërtimin dhe operimin e aeroporteve.

Kompania Limak deri më tani përveq Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ka fituar tenderët ne disa aeroporte tjera në shtetet si Egjipt, Kuwait, Rusi, dy aeroporteve në Turqi, dhe tani nga dje edhe aeroportin e  Senegalit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)